Shërbimet
Web. AI. Automatizim.
Katër gjëra që i bëjmë mirë. Nëse projekti yt nuk përshtatet saktë në njërën, na shkruaj gjithsesi.
- 01Zhvillim webFaqe interneti dhe aplikacione web të shpejta, të ndërtuara me kod dhe të menduara për celularin.
- 02Zgjidhje AIAsistentë dhe chatbot-e që punojnë me informacionin e biznesit tënd dhe flasin shqip.
- 03AutomatizimLidhim mjetet që përdor tashmë, si email-in, tabelat dhe faturat, që puna e përsëritur të bëhet vetë.
- 04Produkte dixhitaleNga një ide te versioni i parë që funksionon: dizajn, ndërtim dhe përmirësime pas publikimit.
Si punojmë
Ide. Dizajn. Ndërtim. Publikim.
Katër hapa të qartë. Në çdo moment e di ku ndodhet projekti dhe çfarë vjen më pas.
- 01
Ide.
Fillojmë me një bisedë: çfarë problemi zgjidhim, për kë dhe me çfarë buxheti. Në fund ke një ofertë të qartë me afate.
- 02
Dizajn.
Skicojmë ekranet kryesore para se të shkruajmë kod. I sheh, i komenton dhe i ndryshojmë bashkë.
- 03
Ndërtim.
Ndërtojmë në etapa të shkurtra. Ke një link ku e sheh produktin teksa merr formë, jo vetëm në fund.
- 04
Publikim.
E publikojmë, e testojmë në celular dhe desktop dhe qëndrojmë pranë për rregullimet e para.
Kontakt
Ke një ide?
Ta ndërtojmë.
Na trego shkurt çfarë ke në mendje. Të përgjigjemi personalisht, zakonisht brenda një dite pune.
Fillo një projektOse na shkruaj direkt